Apeli pranon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti nuk do të qëndrojë më në kafazin e qelqtë

Nga: K.B
Apeli pranon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti nuk do të qëndrojë më në kafazin e qelqtë

Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e mënyrës së qëndrimit të tij gjatë seancave gjyqësore.

Vendimi, i marrë nga trupi gjykues me gjyqtare Saida Dollani, i jep mundësinë Metës që të mos qëndrojë më në kafazin e qelqtë gjatë zhvillimit të procesit.

Në vijim, ish-presidenti do të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit dhe do të qëndrojë përkrah avokatit të tij gjatë seancave.

Ndërkohë, për këtë të hënë është parashikuar edhe shqyrtimi i një tjetër kërkese të Ilir Metës. Seanca pritet të zhvillohet në orën 15:30 dhe lidhet me masën e sigurisë ndaj ish-presidentit.

Vendimi i Apelit për mënyrën e qëndrimit në sallën e gjyqit vjen në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj Metës vijon të jetë në fokus të opinionit publik.