

“O hajdute, te cila vilë do të shkosh?” – Balluku përballet me protestuesit në Tiranë
Protesta kundër qeverisë vijoi edhe këtë të diel në Tiranë, duke shënuar ditën e 106-të të saj. Gjatë marshimit, protestuesit u përballën me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku në zonën pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Balluku, e shoqëruar nga një vajzë, tërhoqi vëmendjen e protestuesve, të cilët nisën t’i drejtonin thirrje dhe akuza në rrugë. **“O hajdute!”, “Rama në burg, Belinda në burg!”** dhe **“O hajdute, te cila vilë do të shkosh?”** ishin disa nga thirrjet e dëgjuara gjatë përballjes. Përplasja verbale vjen në një moment kur emri i Ballukut është pjesë e një hetimi nga SPAK. Në kuadër të hetimeve, sipas raportimeve publike, organi i akuzës ka mbledhur të dhëna edhe lidhur me një vilë luksoze në Palasë, për të cilën po verifikohet nëse Balluku ka lidhje si pronare faktike, ndërsa në dokumentacion pasuria rezulton e regjistruar në emër të personave të tjerë. Përballja mes ish-zëvendëskryeministres dhe protestuesve u zhvillua mes thirrjeve të forta dhe tensionit verbal, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të pranishëm në zonë.

Hagë, Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burg për krime lufte
Pas rreth gjashtë vitesh nga arrestimi dhe pas një procesi të gjatë gjyqësor në Hagë, Rexhep Selimi është shpallur fajtor nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe është dënuar me 13 vite burgim. Vendimi është shpallur më 16 shtator 2026 nga trupi gjykues i kryesuar nga Charles Smith III. Gjatë gjithë procesit, Selimi ka mbajtur qëndrimin se lufta e tij kishte për qëllim çlirimin e Kosovës, ndërsa është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave të ngritura nga Prokuroria. Rexhep Selimi u arrestua në nëntor të vitit 2020 dhe po atë muaj u transferua në paraburgim në Hagë. Procesi gjyqësor ndaj tij nisi në prill të vitit 2023. Aktakuza lidhej me pretendime për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë periudhës së konfliktit të viteve 1998–1999. Prokuroria kishte paraqitur akuza që përfshinin përndjekjen, burgosjen ose ndalimin, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave. Në kuadër të akuzave për krime kundër njerëzimit përfshiheshin gjashtë pika, ndërsa për krime lufte katër pika, mes tyre arrestimi dhe ndalimi i paligjshëm ose arbitrar, trajtimi mizor, tortura dhe vrasja e paligjshme. Megjithatë, në vendimin e shpallur sot, gjykata konstatoi se nuk ka pasur krime lufte pas 20 qershorit 1999, ndërsa akuzat për krime kundër njerëzimit ndaj katër të akuzuarve nuk u provuan sipas standardit të kërkuar nga gjykata. Procesi ka zgjatur për disa vite. Prokuroria përfundoi paraqitjen e provave më 15 prill 2025, ndërsa pas përfundimit të fazës së provave më 18 dhjetor 2025, palët paraqitën parashtresat përfundimtare. Deklaratat përmbyllëse u zhvilluan gjatë periudhës 9–18 shkurt 2026, përpara se trupi gjykues të shpallte aktgjykimin më 16 shtator. Selimi është një prej katër ish-krerëve të UÇK-së që u gjykuan në Hagë në të njëjtin proces.

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg në Hagë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pas shpalljes fajtor për disa krime të kryera gjatë luftës në Kosovë. Trupi gjykues e ka gjetur Thaçin penalisht përgjegjës për veprat penale që lidhen me ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e personave gjatë konfliktit. Sipas vendimit të gjykatës, Thaçi është shpallur përgjegjës për ndalimin e paligjshëm të 385 personave, trajtimin mizor të 49 personave, torturimin e 303 personave dhe vrasjen e 96 personave. Në të njëjtin proces, gjykata shpalli vendimin edhe për tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Vendimi ndaj Thaçit është dhënë pas një procesi gjyqësor që nisi në prill të vitit 2023 dhe që u zhvillua në Hagë për krime të pretenduara gjatë luftës së viteve 1998-1999. Dhomat e Specializuara bëjnë të ditur se për disa nga akuzat për krime kundër njerëzimit, të pandehurit nuk u shpallën fajtorë, pasi prokuroria nuk arriti të provonte përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e një sulmi të gjerë ose sistematik ndaj popullsisë civile. Thaçi, i cili i ka mohuar akuzat gjatë procesit, pritet të vijojë procedurat ligjore pas shpalljes së vendimit.

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burgim në Hagë
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shpallur fajtor ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi, për disa prej akuzave që lidhen me krime lufte, ndërsa për akuzat për krime kundër njerëzimit ai është shpallur i pafajshëm. Në përfundim të procesit gjyqësor, trupi gjykues vendosi ta dënojë Krasniqin me 25 vite burgim. Sipas vendimit të lexuar në Hagë, Krasniqi u gjet përgjegjës për arrestimin dhe ndalimin e paligjshëm të 385 personave, si dhe për trajtim mizor ndaj 49 personave. Gjykata e shpalli gjithashtu fajtor për torturë si krim lufte ndaj 49 personave, ndërsa për vrasje të paligjshme u gjet përgjegjës në lidhje me 96 persona. Vendimi ndaj Krasniqit është pjesë e aktgjykimit të Dhomave të Specializuara për ish-krerët e UÇK-së, proces që ka vijuar prej vitesh në Hagë dhe lidhet me ngjarjet e periudhës së luftës në Kosovë. Për akuzat për krime kundër njerëzimit, trupi gjykues arriti në përfundimin se nuk plotësoheshin kushtet për shpalljen e tij fajtor.

Prof.Dr. Bajram Hysa: Mbi ekonominë e tregut dhe tranzicionin në Shqipëri
**Shqipëria zgjodhi një rrugë shumë më të ashpër Në Shqipëri, tranzicioni u shoqërua me një bindje të përhapur se sistemi i vjetër duhej jo thjesht reformuar, por çmontuar në mënyrë të menjëhershme. U krijua edhe një pritshmëri politike se pas ndryshimit të sistemit do të vinte një ndihmë e madhe financiare nga Perëndimi dhe veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, e përshkruar në diskursin politik si një lloj “çeku i bardhë” për Shqipërinë.** Me rënien e sistemit socialist në Europën Lindore dhe Qendrore, vendet e ish-bllokut komunist u përballën me të njëjtën pyetje themelore: **si të kalonin nga një ekonomi e centralizuar në një ekonomi tregu dhe si të integroheshin në ekonominë europiane dhe atë botërore?** Polonia, Hungaria, Çekia, Rumania, Bullgaria dhe vende të tjera ndoqën, me ritme dhe modele të ndryshme, procesin e transformimit ekonomik. Edhe aty pati privatizime, mbyllje ndërmarrjesh joefikase dhe kosto të mëdha sociale. Por objektivi ishte gradualisht krijimi i një ekonomie konkurruese, integrimi në tregjet ndërkombëtare, tërheqja e investimeve, transferimi i teknologjisë dhe ngritja e kapaciteteve të reja prodhuese. Shumë prej këtyre vendeve e lidhën transformimin ekonomik me integrimin europian. Integrimi në tregun europian u shoqërua me investime, teknologji, standarde të reja, modernizim të industrisë, zhvillim të infrastrukturës dhe rritje të produktivitetit. Shqipëria zgjodhi një rrugë shumë më të ashpër Në Shqipëri, tranzicioni u shoqërua me një bindje të përhapur se sistemi i vjetër duhej jo thjesht reformuar, por çmontuar në mënyrë të menjëhershme. U krijua edhe një pritshmëri politike se pas ndryshimit të sistemit do të vinte një ndihmë e madhe financiare nga Perëndimi dhe veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, e përshkruar në diskursin politik si një lloj “çeku i bardhë” për Shqipërinë. Por zhvillimi ekonomik nuk mund të ndërtohet mbi pritshmërinë se dikush tjetër do të financojë menjëherë transformimin e një vendi. Në vend të një procesi të kujdesshëm të transformimit dhe modernizimit të bazës prodhuese, Shqipëria përjetoi një shkëputje shumë të fortë nga ekonomia e mëparshme. Fabrika, uzina, ndërmarrje bujqësore, vepra infrastrukturore dhe kapacitete të tjera prodhuese u mbyllën ose u shpërbënë. Një pjesë e konsiderueshme e kapitalit fizik dhe njerëzor të krijuar gjatë dekadave u humb. Problemi nuk qëndron vetëm te fakti se ekonomia socialiste kishte mangësi të mëdha. Ajo kishte probleme serioze me produktivitetin, teknologjinë, eficiencën dhe konkurrueshmërinë. Problemi që duhet diskutuar është nëse këto kapacitete duhej të shkatërroheshin apo të modernizoheshin dhe të përshtateshin me ekonominë e tregut. Një uzinë e vjetër mund të jetë joefikase. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se duhet të zhduket. Mund të kërkojë kapital të ri, teknologji të re, menaxhim të ri dhe tregje të reja. **“Terapia shok” dhe kostoja e saj** Ky proces lidhet me atë që në literaturën ekonomike njihet si **“terapia shok”**: liberalizim dhe transformim shumë i shpejtë i ekonomisë, shpesh i shoqëruar me privatizime të shpejta, çmime të liberalizuara dhe reduktim të menjëhershëm të rolit të shtetit në ekonomi. Metafora e “shokut” është domethënëse: një goditje e fortë mund të përdoret në mjekësi në rrethana të caktuara për të shpëtuar një pacient. Por ekonomia nuk është një pacient të cilit i mjafton një goditje për t’u “ringjallur”. **Nëse pas goditjes nuk ndërtohen institucionet, industria, infrastruktura, kapitali njerëzor dhe tregjet e reja, ekonomia nuk ringjallet automatikisht.Në rastin e Shqiperise pyetja e rëndësishme është nëse “terapia shok” u shoqërua me një strategji po aq të fuqishme për krijimin e kapaciteteve të reja prodhuese.**_Italic_ Nëse pas goditjes nuk ndërtohen institucionet, industria, infrastruktura, kapitali njerëzor dhe tregjet e reja, ekonomia nuk ringjallet automatikisht.Në rastin e Shqiperise pyetja e rëndësishme është nëse “terapia shok” u shoqërua me një strategji po aq të fuqishme për krijimin e kapaciteteve të reja prodhuese. Privatizimi nuk është i njëjtë me zhvillimin Një tjetër çështje e rëndësishme është mënyra se si u trajtua prona. Kalimi nga prona shtetërore në pronë private mund të jetë pjesë e një reforme ekonomike. Por **privatizimi në vetvete nuk garanton zhvillim. ** Nëse një fabrikë privatizohet dhe modernizohet, rrit prodhimin, eksporton dhe punëson njerëz, privatizimi mund të bëhet pjesë e zhvillimit. Por nëse një ndërmarrje blihet për tokën, makineritë shiten si skrap dhe aktiviteti prodhues zhduket, atëherë kemi transferim të pronës, jo domosdoshmërisht krijim të pasurisë së re. Prandaj duhet bërë dallimi midis: **privatizimit → transferimit të pronës** dhe **zhvillimit → rritjes së kapacitetit prodhues dhe krijimit të vlerës së re.** **Çfarë humbi Shqipëria?** Një nga kostot më të mëdha të tranzicionit ishte humbja e një pjese të **kapitalit industrial, infrastrukturës prodhuese dhe kapitalit njerëzor.** Kur mbyllet një fabrikë, nuk humbet vetëm godina dhe makineria. Humbet edhe: eksperienca profesionale; zinxhiri i furnizimit; tregu i krijuar ndër vite; aftësitë teknike të punonjësve; lidhjet me sektorë të tjerë; mundësia për modernizim të mëtejshëm. Kjo është arsyeja pse shkatërrimi i kapaciteteve prodhuese duhet parë jo vetëm si një ngjarje e së kaluarës, por si një faktor që ndikon edhe në strukturën e ekonomisë shqiptare sot. Me eksodin e viteve 1990-1992 Shqiperise I iken drejt vendeve perendimore mbi nje milion njerez qe kishin profesione te ndryshme dhe qe filluan te kontribojne per ekonomite e mjaft vendeve perendimore, sidomos ne Greqi, Itali Gjermani etj. Emigracioni vazhdoi edhe me vone, sidomos pas ngjarjeve te vitit 1997 dhe me vone. Por ne periudhen 2013-2026, ndodhi nje fenomen tipik: **Shqipërisë po i ikin të rinjtë/ 62% e emigrantëve nën 35 vjeç, largohen dhe familjet e reja. Numuri i të larguarve sipas Eurostat eshte mbi 1 milion persona, duke ndodhur nje shpopullimi masiv.** **Nga një ekonomi prodhuese në një ekonomi të bazuar te shërbimet** Kjo histori lidhet drejtpërdrejt edhe me diskutimin e sotëm mbi turizmin. **Turizmi nuk mund të sjellë i vetëm zhvillim ekonomik.** Turizmi është një sektor i rëndësishëm për ekonominë, por nuk mund të jetë, i vetëm, baza mbi të cilën ndërtohet zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm i një vendi. Një ekonomi e shëndetshme kërkon një strukturë të diversifikuar, ku turizmi ndërthuret me bujqësinë, industrinë ushqimore dhe përpunuese, industrinë e rëndë, energjinë, infrastrukturën, transportin dhe shërbimet. **Nëse një fabrikë privatizohet dhe modernizohet, rrit prodhimin, eksporton dhe punëson njerëz, privatizimi mund të bëhet pjesë e zhvillimit. Por nëse një ndërmarrje blihet për tokën, makineritë shiten si skrap dhe aktiviteti prodhues zhduket, atëherë kemi transferim të pronës, jo domosdoshmërisht krijim të pasurisë së re. Prandaj duhet bërë dallimi midis:privatizimit → transferimit të pronës dhezhvillimit → rritjes së kapacitetit prodhues dhe krijimit të vlerës së re.**_Italic_ **Pa zhvillimin e bujqësisë, turizmi krijon një ekonomi të varur nga importet.** Hotelet, restorantet dhe bizneset turistike kanë nevojë për produkte ushqimore, pije, materiale ndërtimi, mobilim dhe një mori shërbimesh. Nëse këto produkte nuk prodhohen në vend, të ardhurat e krijuara nga turizmi dalin përsëri jashtë ekonomisë përmes importeve. Pra, nuk mjafton të sjellim turistë; duhet të kemi kapacitetin që paratë e tyre të qarkullojnë dhe të mbeten sa më shumë brenda ekonomisë shqiptare. **Pa industri dhe përpunim, ne eksportojmë potencialin dhe importojmë vlerën e shtuar.** Bujqësia nuk duhet të kufizohet vetëm te prodhimi i lëndës së parë. Prodhimi bujqësor duhet të lidhet me industrinë e përpunimit: qumështi të shndërrohet në produkte të përpunuara, frutat në produkte të konservuara apo të përpunuara, druri të përpunohet, bimët aromatike të kenë industri përpunuese etj. Kjo krijon vende pune, rrit produktivitetin dhe shton vlerën e prodhimit vendas. E njëjta logjikë vlen edhe për **industrinë e rëndë dhe sektorët strategjikë.** Një vend që nuk prodhon, por mbështetet kryesisht te konsumi dhe shërbimet, mbetet ekonomikisht i brishtë. Turizmi është veçanërisht i ndjeshëm ndaj krizave ekonomike, pandemive, konflikteve, ndryshimeve klimatike dhe faktorëve të tjerë që nuk varen nga ekonomia vendase. **Infrastruktura dhe transporti janë themeli mbi të cilin funksionojnë të gjithë sektorët. **Nuk mund të kemi bujqësi konkurruese nëse prodhuesi nuk ka rrugë dhe transport të përshtatshëm për të çuar mallin në treg. Nuk mund të kemi industri konkurruese pa energji, porte, hekurudha, rrugë dhe logjistikë. Dhe as turizmi nuk mund të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme pa një sistem të mirë transporti, ujësjellës-kanalizime, menaxhim mbetjesh dhe infrastrukturë publike. Prandaj, **turizmi duhet të shihet si konsumator dhe katalizator i prodhimit vendas, jo si zëvendësues i tij.** Turisti duhet të konsumojë ushqimin e fermerit vendas, produktet e industrisë shqiptare, shërbimet e bizneseve vendase dhe kulturën e territorit. Vetëm në këtë mënyrë krijohet një efekt zinxhir: bujqësi → përpunim → industri → transport → shërbime → turizëm → punësim dhe të ardhura. Në të kundërt, modeli ku ndërtohen struktura turistike pa zhvilluar ekonominë prodhuese mund të krijojë një pamje të rritjes ekonomike, por jo domosdoshmërisht zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Mund të kemi më shumë ndërtime, më shumë konsum dhe më shumë fluks turistësh, ndërkohë që prodhimi vendas dobësohet, toka bujqësore humbet, importet rriten dhe ekonomia bëhet gjithnjë e më e varur nga faktorë të jashtëm. **Territori nuk duhet të sakrifikohet në emër të turizmit ** Edhe më problematik bëhet modeli kur zhvillimi turistik shoqërohet me betonizim të pakontrolluar, shkatërrim të tokës bujqësore, dëmtim të peizazhit dhe konsumim të burimeve natyrore. Në këtë kuptim, **“Terrapins Shok”,** nëse përdoret si shembull i një modeli të caktuar zhvillimi, mund të argumentohet si një rast ku ndërhyrja në territor nuk ka prodhuar zhvillim të integruar, por ka sjellë dëmtime të burimeve dhe potencialit afatgjatë të zonës. Sepse zhvillim nuk do të thotë thjesht të ndërtojmë më shumë. Zhvillim do të thotë të rrisim kapacitetin prodhues, punësimin, mirëqenien dhe vlerën e territorit pa shkatërruar burimet mbi të cilat do të mbështetemi nesër. **Një hotel mund të ndërtohet për disa vite; një tokë bujqësore, një ekosistem apo një peizazh i dëmtuar mund të kërkojë dekada për t’u rikuperuar – ose mund të mos rikuperohet kurrë. ** Prandaj, pyetja nuk duhet të jetë: “Sa turistë mund të sjellim?” Pyetja duhet të jetë: **“Çfarë ekonomie duam të ndërtojmë dhe si do të përfitojë prej saj qytetari shqiptar?”** Një strategji serioze zhvillimi duhet të mbështetet mbi disa shtylla që plotësojnë njëra-tjetrën: **Bujqësi moderne dhe konkurruese**, që garanton prodhim dhe furnizon tregun vendas. **Industri përpunuese**, që i jep vlerë të shtuar lëndës së parë. **Industri dhe sektorë strategjikë**, që rrisin kapacitetin prodhues dhe eksportues të vendit. **Infrastrukturë dhe transport modern**, që lidhin prodhuesit me tregjet. **Energji e sigurt dhe konkurruese**, si bazë për zhvillimin industrial. **Turizëm cilësor dhe i qëndrueshëm**, që mbështetet mbi ekonominë vendase dhe jo mbi konsumimin e territorit. **Mbrojtje të tokës, natyrës dhe burimeve**, sepse ato janë kapital ekonomik, jo pengesë për zhvillimin. **Shqipëria nuk ka nevojë të zgjedhë mes turizmit, bujqësisë dhe industrisë. Ka nevojë t’i zhvillojë së bashku.** Turizmi mund të sjellë të ardhura, por **prodhimi krijon bazën e një ekonomie të qëndrueshme.** Turizmi mund të krijojë vende pune, por **industria dhe bujqësia krijojnë zinxhirë të tërë prodhimi.** Turizmi mund të tërheqë kapital, **por infrastruktura dhe kapaciteti prodhues përcaktojnë nëse ky kapital kthehet në zhvillim real apo në konsum të përkohshëm të territorit.** Në fund të fundit, z**hvillimi ekonomik nuk matet me numrin e turistëve dhe as me numrin e ndërtimeve. Matet me atë se sa prodhon vendi, sa vlerë të shtuar krijon, sa vende pune cilësore krijohen, sa të ardhura mbeten në ekonomi dhe çfarë trashëgojmë për brezat që vijnë**. Nëse një vend dobëson bujqësinë, industrinë dhe prodhimin dhe më pas mbështetet gjithnjë e më shumë te ndërtimi, tregtia, shërbimet dhe turizmi, ai mund të krijojë rritje ekonomike, por jo domosdoshmërisht një **ekonomi të balancuar dhe të qëndrueshme.** Turizmi mund të jetë një sektor shumë i rëndësishëm. Por turizmi nuk duhet të përdoret si justifikim për braktisjen e prodhimit. Përkundrazi, një model i zgjuar ekonomik do ta përdorte turizmin për të krijuar treg për bujqësinë shqiptare, industrinë ushqimore, industrinë përpunuese, artizanatin, transportin dhe shërbimet vendase. Mësimi kryesor nga tranzicioni shqiptar nuk duhet të jetë se “çdo gjë e së kaluarës ishte e mirë”. Kjo do të ishte po aq e gabuar sa ideja se “çdo gjë e së kaluarës duhej shkatërruar”. Një qasje serioze duhet të bëjë dallimin midis asaj që ishte e vjetruar dhe asaj që mund të modernizohej. Nuk duhej të trashëgohej verbërisht e kaluara; duhej të trashëgohej dhe modernizohej ajo pjesë e kapitalit, infrastrukturës, dijes teknike dhe kapacitetit prodhues që mund t’i shërbente ekonomisë së re. Në vend të pyetjes “Si ta shkatërrojmë ekonominë e vjetër?”, pyetja duhej të ishte: “Si ta transformojmë ekonominë e vjetër në një ekonomi moderne, konkurruese dhe të integruar në tregun europian?” Kjo është ndoshta një nga pyetjet më të rëndësishme që duhet t’i bëjmë sot vetes. Sepse zhvillimi nuk fillon duke shkatërruar atë që ke; fillon duke kuptuar çfarë vlere mund të krijosh mbi atë që ke dhe si ta kthesh atë në një ekonomi moderne.
Protesta e 14 shtatorit në Tiranë, përshkallëzohet protesta kundër qeverisë Rama – tensione dhe shoqërime
Protesta kundër qeverisë Rama është përshkallëzuar këtë të hënë, 14 shtator, në Tiranë, teksa protestuesit kanë nisur marshimin në formë revolte në rrugët e kryeqytetit. Marshimi ka nisur rreth orës 08:30 nga sheshi “Skënderbej”, ku protestuesit janë bërë bashkë me përfaqësues të diasporës, duke vijuar më pas lëvizjen në drejtim të disa prej akseve kryesore të Tiranës. Gjatë marshimit janë krijuar përplasje me forcat e policisë. Sipas protestuesve, efektivët u kanë kërkuar që të mos bllokojnë rrugën dhe t’u drejtohen trotuareve. Nga ana tjetër, prania e një numri të madh forcash policie ka sjellë bllokime të qarkullimit në disa momente. **Tensionet janë shtuar pranë gjimnazit “Ismail Qemali”, ku situata mes protestuesve dhe policisë është përshkallëzuar.** Sipas protestuesve, gjatë qëndrimit në këtë zonë, efektivët kanë përdorur forcë ndaj disa prej tyre, ndërsa disa protestues janë shoqëruar nga policia. Shoqërimet dhe përplasjet kanë sjellë tensione në rrugë, ndërsa protesta vijon me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për ndryshim politik. Situata në kryeqytet mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar se protesta e nisur këtë të hënë do të vijojë dhe do të përshkallëzohet gjatë ditës.
Shqipëria pas 35 vitesh, pse tranzicioni nuk po mbaron?
_**Nga rrëzimi i diktaturës te ndërtimi i shtetit: çfarë bëmë gabim dhe çfarë duhet të ndryshojmë për të kaluar më në fund nga tranzicioni te normaliteti? Administrata nuk është plaçkë e fitores. Dhe qytetari nuk është klient. Tranzicioni duhet të ketë një fundPas tridhjetë e pesë vjetësh, ndoshta duhet ta pranojmë se nuk mund të përdorim pafundësisht fjalën “tranzicion” për të shpjeguar gjithçka që nuk kemi arritur të zgjidhim.**_ Mendoj se tranzicioni nuk duhet trajtuar vetëm si një problem politik, por si një problem i thellë i transformimit të shtetit, ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare.Kanë kaluar rreth tridhjetë e pesë vjet nga dita kur Shqipëria nisi të shkëputej nga sistemi komunist. Një brez i tërë ka lindur, është rritur dhe po ndërton jetën e tij në një Shqipëri që ende e quan veten “në tranzicion”. Por sa mund të zgjasë një tranzicion? Dhe, më e rëndësishmja: a është zgjatur tranzicioni sepse transformimi nga diktatura në demokraci ishte objektivisht kaq i vështirë, apo sepse gjatë rrugës kemi bërë gabime që e kanë mbajtur gjallë atë?Kjo nuk është një pyetje akademike. Është një pyetje për shtetin që kemi ndërtuar, për ekonominë që kemi krijuar, për pronën, drejtësinë, administratën, politikën dhe për të ardhmen e të rinjve shqiptarë. Perfundimi I tranzicionit do te thotë kur kemi arritur një shtet ku ligji zbatohet; ku prona është e sigurt; ku administrata është profesionale; ku zgjedhjet nuk përcaktojnë vetëm kush merr pushtetin, por edhe përgjegjësinë e atij pushteti; ku ekonomia prodhon dhe shpërblen punën; ku pasuritë kombëtare administrohen në interes të publikut; dhe ku një i ri shqiptar nuk është i detyruar të largohet për të gjetur atë që duhet të mund ta ndërtojë në vendin e vet. Nuk mjaftonte të rrëzonim të vjetrënNë fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte nevojë për një shkëputje të thellë nga diktatura. Demokracia, pluralizmi politik dhe ekonomia e tregut nuk ishin zgjedhje luksi; ishin domosdoshmëri historike. Por ndryshimi i një sistemi nuk nënkupton domosdoshmërisht shkatërrimin e gjithçkaje që ai sistem kishte krijuar. Në një farë mënyre, ne u nisëm me një filozofi që më kujtonte vargjet e Internacionales: “Mbi gërmadhat e botës së vjetër do të ndërtojmë botën e re.” Dhe kjo ishte një prej paradokseve të tranzicionit shqiptar. Ne nuk kishim nevojë vetëm të rrëzonim diktaturën; duhej të ndërtonim një shtet të ri. Duhej të transformonim ekonominë, jo thjesht ta shpërbënim atë. Duhej të krijonim institucione të reja, jo vetëm të zëvendësonim njerëzit. Duhej të ndërtonim një kulturë të re politike, jo vetëm parti të reja. Në shumë raste, shkatërrimi i së vjetrës erdhi më shpejt se ndërtimi i së resë.Nga ekonomia e centralizuar në pasigurinë e tregut. Ekonomia e centralizuar kishte dështuar. Kjo ishte e qartë. Por kalimi nga një ekonomi ku shteti ishte pothuajse i vetmi punëdhënës në një ekonomi tregu ishte një tronditje e jashtëzakonshme sociale. Ndërmarrje u mbyllën, struktura prodhuese u shpërbënë dhe qindra mijëra njerëz mbetën pa punë. Në mendje kishim një “çek të bardhë” të ekonomisë së tregut, por jo gjithmonë e kishim atë çek në duar. Nuk kishim kapitalin, institucionet, përvojën menaxheriale dhe kulturën e tregut që kërkonte sistemi i ri. Kështu, për shumë shqiptarë, kalimi nga diktatura në liri ekonomike nuk u përjetua menjëherë si mundësi. U përjetua si pasiguri. Dhe kjo pasiguri do të ushqente një prej dukurive më të mëdha të Shqipërisë së tranzicionit: emigracionin masiv.Ndryshoi sistemi, por jo gjithmonë njeriu që e drejtonteNjë nga problemet më të mëdha të tranzicionit ishte se ndryshimi politik nuk u shoqërua gjithmonë me një ndryshim po aq të thellë të kulturës së pushtetit. Në krye të partive, institucioneve dhe administratës vazhduan të gjenin hapësirë njerëz të formuar në sistemin e vjetër. Nuk është fjala për të thënë se çdo njeri që kishte jetuar apo punuar në atë sistem duhej përjashtuar. Kjo do të ishte po aq absurde sa të pretendonim se mund të ndërtonim një shtet pa njerëzit që e njihnin vendin dhe shoqërinë e tij. Problemi ishte tjetërkund: a ndryshoi mentaliteti i ushtrimit të pushtetit?Demokracia nuk është vetëm pluralizëm, zgjedhje dhe Kushtetutë. Demokracia është edhe pranimi i kufizimit të pushtetit. Është respektimi i institucioneve. Është pranimi i humbjes. Është kuptimi se shteti nuk është pronë e partisë që fiton zgjedhjet. Nëse ndryshon sistemi formal, por vazhdon kultura e kontrollit, patronazhit dhe besnikërisë politike, atëherë kemi një demokraci që mund të jetë e rregullt në letër, por e papjekur në praktikë.Mediokriteti – një problem më i madh se paaftësia individualeNjë tjetër arsye për zgjatjen e tranzicionit është, sipas meje, dobësia e meritokracisë. Në një shtet normal, administrata duhet të jetë profesion. Një nëpunës duhet të ngjitet në detyrë për shkak të aftësisë, eksperiencës dhe rezultateve. Në Shqipëri, për shumë vite, karriera në shtet ka qenë e lidhur në një masë të madhe me përkatësinë ose afërsinë politike. Ndërron qeveria, ndryshojnë njerëzit. Ndërron drejtori, ndryshon administrata. Ndërron pushteti, shumë institucione duhet të “fillojnë nga e para”. Kështu nuk ndërtohet shtet.Mediokriteti bëhet veçanërisht i rrezikshëm kur kthehet në sistem.Sepse atëherë nuk kemi thjesht njerëz të paaftë; kemi një mekanizëm që prodhon dhe promovon paaftësinë.Prona: një plagë që ende nuk është mbyllurNdoshta asnjë çështje nuk e tregon më qartë vështirësinë e tranzicionit sesa prona. Pas vitit 1990 duhej të gjendej një zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme për pronën e konfiskuar dhe të shtetëzuar nga regjimi komunist. Por problemi mbeti për dekada. Prona nuk iu rikthye gjithmonë atij që e kishte humbur. Kompensimi nuk ishte gjithmonë zgjidhje. Legalizimet, privatizimet dhe zhvillimet e mëvonshme krijuan edhe një kategori të re pronarësh. Kjo prodhoi konflikte, procese gjyqësore, pasiguri dhe mosbesim. Por prona nuk është vetëm një çështje e së kaluarës.Pa siguri pronësie nuk ka ekonomi tregu të shëndetshme.Një investitor duhet të dijë se ajo që blen ose ndërton do të mbrohet nga ligji. Një qytetar duhet të dijë se prona e tij nuk varet nga lidhja që ka me pushtetin.Pasuritë e Shqipërisë dhe pyetja: sa mbetet për shqiptarët?Shqipëria ka pasuri mbi dhe nëntokësore, tokë, ujë, bregdet, energji, burime natyrore dhe një pozicion gjeografik që i jep mundësi të rëndësishme zhvillimi. Por pasuria natyrore nuk është automatikisht zhvillim. Ajo bëhet zhvillim vetëm kur menaxhohet me transparencë, konkurrencë, përgjegjshmëri dhe në interes të shoqërisë. Nuk do të ishte e drejtë të thoshim se çdo pronësi e huaj është e keqe. Përkundrazi, kapitali i huaj mund të sjellë teknologji, kapital, tregje dhe vende pune. Pyetja e vërtetë është: Sa vlerë krijohet në Shqipëri dhe sa prej saj kthehet në mirëqenie për shqiptarët dhe në të ardhura për shtetin?Një ekonomi që prodhon pak dhe mbështetet shumë në konsum, ndërtim, remitanca apo shfrytëzim të pasurive nuk mund të jetë baza e një zhvillimi të qëndrueshëm. Na duhet një ekonomi që prodhon, eksporton, inovon dhe krijon vende pune me vlerë të shtuar. Emigracioni: simptoma e një problemi më të thellë. Më shumë se çdo statistikë, emigracioni tregon se diçka nuk ka funksionuar siç duhet. Shqiptarët janë larguar dhe vazhdojnë të largohen jo vetëm për paga më të larta. Largohen për siguri. Për institucione. Për drejtësi. Për arsim më të mirë. Për një jetë më të parashikueshme. Emigracioni ka sjellë edhe shumë të mira. Diaspora shqiptare është një kapital i jashtëzakonshëm ekonomik, profesional dhe njerëzor. Por një vend duhet të shqetësohet kur një pjesë e madhe e brezit të ri beson se e ardhmja e tij është më e sigurt jashtë vendit sesa brenda tij. Prandaj një nga kriteret më të rëndësishme për të matur përfundimin e tranzicionit duhet të jetë kjo:A do të zgjedhë një i ri shqiptar të qëndrojë sepse e dëshiron jetën në Shqipëri, dhe jo sepse nuk ka mundësi të largohet? Si mund të përfundojë tranzicioni?Mund të themi se koha do t’i korrigjojë gradualisht gabimet. Por koha nuk mjafton.Koha nuk ndërton institucione. Njerëzit dhe vendimet i ndërtojnë ato.Nëse duam që tranzicioni të përfundojë më shpejt, duhet të bëjmë disa kthesa të qarta. Duhet një shtet ligjor ku ligji të jetë më i fortë se pushteti. Duhet një administratë profesionale, ku vendi i punës të mos jetë shpërblim për besnikërinë politike. Duhet një zgjidhje përfundimtare dhe e drejtë e çështjes së pronës. Duhet një ekonomi prodhuese dhe konkurruese, jo një ekonomi që mbështetet kryesisht te pasuritë që shiten, ndërtohen ose shfrytëzohen. Duhet transparencë në administrimin e pasurive publike dhe natyrore. Dhe mbi të gjitha, duhet një kulturë tjetër politike. Pushteti nuk është pronë. Mandati elektoral nuk është çek i bardhë. Shteti nuk është parti. Administrata nuk është plaçkë e fitores. Dhe qytetari nuk është klient. Tranzicioni duhet të ketë një fundPas tridhjetë e pesë vjetësh, ndoshta duhet ta pranojmë se nuk mund të përdorim pafundësisht fjalën “tranzicion” për të shpjeguar gjithçka që nuk kemi arritur të zgjidhim. Tranzicioni ishte i domosdoshëm. Por tranzicioni nuk mund të bëhet një gjendje e përhershme. Një shoqëri nuk mund të jetojë përgjithmonë duke thënë se “po ndërton institucionet”, “po reformon drejtësinë”, “po zgjidh pronën”, “po lufton korrupsionin” dhe “po përgatitet për të ardhmen”. Vjen një moment kur duhet të thuash: mjaft me tranzicionin; tani duhet të ndërtojmë normalitetin. Normaliteti nuk do të thotë një Shqipëri pa probleme. Do të thotë një Shqipëri ku ligji zbatohet, prona mbrohet, puna shpërblehet, kompetenca vlerësohet, pushteti kufizohet dhe pasuritë publike administrohen në interes të qytetarëve. Një Shqipëri ku i riu nuk ka nevojë të largohet për të gjetur atë që duhet të mund ta ndërtojë në vendin e tij. Në fund të fundit, pyetja nuk është më sa do të zgjasë tranzicioni. Pyetja është:A kemi vullnetin politik dhe shoqëror për ta përfunduar atë?Sepse tranzicioni nuk përfundon thjesht duke kaluar vitet.Përfundon kur ndryshon mënyra se si funksionon shteti.Dhe ndoshta kjo është sfida e vërtetë e Shqipërisë së sotme: jo të vazhdojë tranzicionin, por më në fund të dalë prej tij.

Vendimi për “katërshen” e UÇK-së, jehonë në mediat ndërkombëtare
Vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-krerët e UÇK-së ka marrë vëmendje të gjerë nga mediat ndërkombëtare, të cilat kanë pasqyruar zhvillimet dhe reagimet në Kosovë pas shpalljes së aktgjykimit. Agjencitë e mëdha të lajmeve, mes tyre Reuters dhe Associated Press, i kanë kushtuar raportime të veçanta vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Reuters raportoi se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u dënua me 25 vite burg për krime lufte. Sipas agjencisë, vendimi ka shkaktuar reagime dhe protesta nga mbështetësit e tij në Prishtinë dhe në Hagë. Edhe Associated Press e ka vendosur në qendër të raportimit vendimin ndaj Thaçit, duke theksuar se ai u shpall fajtor për katër kategori krimesh lufte, ndërsa procesi u zhvillua në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Vëmendja e mediave ndërkombëtare është përqendruar edhe te atmosfera në Kosovë. Përpara shpalljes së aktgjykimit, mijëra qytetarë u mblodhën në Prishtinë në mbështetje të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Katër ish-drejtuesit e UÇK-së janë përballur me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të lidhura me konfliktin e viteve 1998-1999. Ata i kanë mohuar akuzat gjatë procesit gjyqësor. Procesi në Hagë ka tërhequr prej vitesh vëmendje të madhe në Kosovë, ku Thaçi dhe ish-komandantë të tjerë të UÇK-së vazhdojnë të konsiderohen nga një pjesë e madhe e shoqërisë si figura të rëndësishme të luftës dhe të historisë së shtetformimit të Kosovës. Reuters ka raportuar gjithashtu se trashëgimia e luftës vazhdon të ndikojë në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Vendimi i shpallur këtë të mërkurë në Hagë është shoqëruar me reagime të forta, ndërsa zhvillimet rreth procesit gjyqësor po ndiqen nga afër edhe nga mediat kryesore evropiane dhe amerikane.

Verdikti në Hagë, Kadri Veseli dënohet me 18 vite burg
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shpallur vendimin ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Kadri Veseli, duke e dënuar atë me 18 vite burgim. Gjatë leximit të aktgjykimit, trupi gjykues ka dhënë edhe vlerësimin e tij mbi rolin dhe funksionin që Veseli kishte gjatë periudhës që lidhet me çështjen gjyqësore. Sipas konstatimeve të gjykatës, Veseli ka përdorur pozitën dhe ndikimin që kishte në atë kohë në mënyrë të kundërligjshme. Në aktgjykim thuhet se autoriteti i tij është shfrytëzuar për qëllime që gjykata i ka cilësuar kriminale. Vendimi ndaj Veselit është pjesë e procesit gjyqësor të zhvilluar në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, për ngjarje që lidhen me periudhën e luftës në Kosovë.

Fuoristrada e vjedhur digjet në tunel, policia nis hetimet
Një automjet fuoristradë, i raportuar i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i përfshirë nga flakët brenda një tuneli të vjetër ushtarak në zonën e Cërkovinës, në Vlorë. Ngjarja është konstatuar mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:00, në një rrugë të paasfaltuar që lidh Cërkovinën me fshatrat përreth. Pas njoftimit për zjarr, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, së bashku me forcat e Policisë dhe grupin hetimor. Gjatë verifikimeve të kryera në automjet, përfshirë kontrollin e numrit të shasisë, rezultoi se fuoristrada ishte denoncuar më herët si e vjedhur në fshatin Panaja. Për hetuesit, mënyra se si automjeti ka përfunduar brenda tunelit dhe më pas është djegur ngre dyshime që po verifikohen. Policia po heton edhe mundësinë që makina të jetë përdorur për aktivitete të paligjshme përpara se të braktisej në këtë zonë. Grupi hetimor ka nisur mbledhjen e pamjeve nga kamerat e sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e personave që kanë transportuar dhe lënë automjetin në tunel. Gjithashtu, po punohet për të përcaktuar itinerarin e makinës dhe kohën kur ajo është sjellë në këtë zonë. Tuneli ndodhet në një pjesë të izoluar dhe aksesi bëhet përmes një rruge të paasfaltuar, çka mund të ketë ndihmuar që automjeti të mos konstatohej më herët. Ndërkohë, zjarri i rënë në automjet ka përfshirë edhe një sipërfaqe me bimësi pranë tunelit. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar se kush e ka çuar automjetin në tunel.

Apeli pranon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti nuk do të qëndrojë më në kafazin e qelqtë
Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e mënyrës së qëndrimit të tij gjatë seancave gjyqësore. Vendimi, i marrë nga trupi gjykues me gjyqtare Saida Dollani, i jep mundësinë Metës që të mos qëndrojë më në kafazin e qelqtë gjatë zhvillimit të procesit. Në vijim, ish-presidenti do të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit dhe do të qëndrojë përkrah avokatit të tij gjatë seancave. Ndërkohë, për këtë të hënë është parashikuar edhe shqyrtimi i një tjetër kërkese të Ilir Metës. Seanca pritet të zhvillohet në orën 15:30 dhe lidhet me masën e sigurisë ndaj ish-presidentit. Vendimi i Apelit për mënyrën e qëndrimit në sallën e gjyqit vjen në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj Metës vijon të jetë në fokus të opinionit publik.

Pas vendimit të Hagës, protestë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Pas shpalljes së aktgjykimeve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, në Prishtinë kanë nisur reagimet e para të qytetarëve. Qytetarë dhe mbështetës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur në bulevardin kryesor të kryeqytetit, duke zhvilluar një marshim në shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të gjykatës në Hagë. Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë brohoritur në mbështetje të UÇK-së dhe të ish-krerëve të saj, ndërsa në qendër të Prishtinës është krijuar një atmosferë e tensionuar pas shpalljes së dënimeve. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë dënuar në total me 81 vite burgim. Reagimet e qytetarëve kanë vijuar në rrugët kryesore të Prishtinës, ndërsa marshimi është shoqëruar me thirrje në mbështetje të UÇK-së dhe kundër vendimeve të Dhomave të Specializuara.
LAJMET E FUNDIT
“O hajdute, te cila vilë do të shkosh?” – Balluku përballet me protestuesit në Tiranë
Protesta kundër qeverisë vijoi edhe këtë të diel në Tiranë, duke shënuar ditën e 106-të të saj. Gjatë marshimit, protestuesit u përballën me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku në zonën pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Balluku, e shoqëruar nga një vajzë, tërhoqi vëmendjen e protestuesve, të cilët nisën t’i drejtonin thirrje dhe akuza në rrugë. “O hajdute!”, “Rama në burg, Belinda në burg!” dhe “O hajdute, te cila vilë do të shkosh?” ishin disa nga thirrjet e dëgjuara gjatë përballjes. Përplasja verbale vjen në një moment kur emri i Ballukut është pjesë e një hetimi nga SPAK. Në kuadër të hetimeve, sipas raportimeve publike, organi i akuzës ka mbledhur të dhëna edhe lidhur me një vilë luksoze në Palasë, për të cilën po verifikohet nëse Balluku ka lidhje si pronare faktike, ndërsa në dokumentacion pasuria rezulton e regjistruar në emër të personave të tjerë. Përballja mes ish-zëvendëskryeministres dhe protestuesve u zhvillua mes thirrjeve të forta dhe tensionit verbal, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të pranishëm në zonë.