“O hajdute, te cila vilë do të shkosh?” – Balluku përballet me protestuesit në Tiranë

Nga: K.B
“O hajdute, te cila vilë do të shkosh?” – Balluku përballet me protestuesit në Tiranë

Protesta kundër qeverisë vijoi edhe këtë të diel në Tiranë, duke shënuar ditën e 106-të të saj. Gjatë marshimit, protestuesit u përballën me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku në zonën pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Balluku, e shoqëruar nga një vajzë, tërhoqi vëmendjen e protestuesve, të cilët nisën t’i drejtonin thirrje dhe akuza në rrugë.

“O hajdute!”, “Rama në burg, Belinda në burg!” dhe “O hajdute, te cila vilë do të shkosh?” ishin disa nga thirrjet e dëgjuara gjatë përballjes.

Përplasja verbale vjen në një moment kur emri i Ballukut është pjesë e një hetimi nga SPAK.

Në kuadër të hetimeve, sipas raportimeve publike, organi i akuzës ka mbledhur të dhëna edhe lidhur me një vilë luksoze në Palasë, për të cilën po verifikohet nëse Balluku ka lidhje si pronare faktike, ndërsa në dokumentacion pasuria rezulton e regjistruar në emër të personave të tjerë.

Përballja mes ish-zëvendëskryeministres dhe protestuesve u zhvillua mes thirrjeve të forta dhe tensionit verbal, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të pranishëm në zonë.