Pas vendimit të Hagës, protestë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Pas shpalljes së aktgjykimeve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, në Prishtinë kanë nisur reagimet e para të qytetarëve.
Qytetarë dhe mbështetës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur në bulevardin kryesor të kryeqytetit, duke zhvilluar një marshim në shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të gjykatës në Hagë.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë brohoritur në mbështetje të UÇK-së dhe të ish-krerëve të saj, ndërsa në qendër të Prishtinës është krijuar një atmosferë e tensionuar pas shpalljes së dënimeve.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë dënuar në total me 81 vite burgim.
Reagimet e qytetarëve kanë vijuar në rrugët kryesore të Prishtinës, ndërsa marshimi është shoqëruar me thirrje në mbështetje të UÇK-së dhe kundër vendimeve të Dhomave të Specializuara.