Verdikti në Hagë, Kadri Veseli dënohet me 18 vite burg

Nga: K.B
Verdikti në Hagë, Kadri Veseli dënohet me 18 vite burg

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shpallur vendimin ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Kadri Veseli, duke e dënuar atë me 18 vite burgim.

Gjatë leximit të aktgjykimit, trupi gjykues ka dhënë edhe vlerësimin e tij mbi rolin dhe funksionin që Veseli kishte gjatë periudhës që lidhet me çështjen gjyqësore.

Sipas konstatimeve të gjykatës, Veseli ka përdorur pozitën dhe ndikimin që kishte në atë kohë në mënyrë të kundërligjshme. Në aktgjykim thuhet se autoriteti i tij është shfrytëzuar për qëllime që gjykata i ka cilësuar kriminale.

Vendimi ndaj Veselit është pjesë e procesit gjyqësor të zhvilluar në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, për ngjarje që lidhen me periudhën e luftës në Kosovë.