Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burgim në Hagë

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shpallur fajtor ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi, për disa prej akuzave që lidhen me krime lufte, ndërsa për akuzat për krime kundër njerëzimit ai është shpallur i pafajshëm.
Në përfundim të procesit gjyqësor, trupi gjykues vendosi ta dënojë Krasniqin me 25 vite burgim.
Sipas vendimit të lexuar në Hagë, Krasniqi u gjet përgjegjës për arrestimin dhe ndalimin e paligjshëm të 385 personave, si dhe për trajtim mizor ndaj 49 personave.
Gjykata e shpalli gjithashtu fajtor për torturë si krim lufte ndaj 49 personave, ndërsa për vrasje të paligjshme u gjet përgjegjës në lidhje me 96 persona.
Vendimi ndaj Krasniqit është pjesë e aktgjykimit të Dhomave të Specializuara për ish-krerët e UÇK-së, proces që ka vijuar prej vitesh në Hagë dhe lidhet me ngjarjet e periudhës së luftës në Kosovë.
Për akuzat për krime kundër njerëzimit, trupi gjykues arriti në përfundimin se nuk plotësoheshin kushtet për shpalljen e tij fajtor.